Arrestohen dy hajna në Gjakovë

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 09:09
Arrestohen dy hajna në Gjakovë

Janë prangosur dy të dyshuar për vjedhe të cigareve dhe të një televizori, në dy lokacione.

Policia ua ka gjetir 85 pako cigare dhe ka konsisfkuar edhe një TV.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË /Rr. UÇK-së, Gjakovë 20.11.2021-05:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit në dy lokacione të ndryshme – në dyqane, kanë vjedhur disa pako cigare të llojeve të ndryshme dhe një TV. Njësitet policore te të dyshuarit, gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 85-pako cigare dhe një TV, të cilat dyshohet se ishin vjedhur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.


(Kosova Sot Online)