Fillon seanca ndaj Salih Mustafës

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 11:34
Fillon seanca ndaj Salih Mustafës

Ka nisur vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa në Dhomat e Specializuara. Të hënën ka filluar dëgjimi i dëshmisë së dëshmitarit të tetë.

Dëshmitari i mbrojtur ka thënë të hënën se ka marrë pjesë në zhvarrimin e një trupi, derisa sipas tij, në të njëjtin varr ndodhej edhe një trup i një personi tjetër.

Pyetjet e para nga prokuroria janë zhvilluar në seancë private, meqë sipas prokurores Silvia D’Ascoli, pyetjet lidhën me hollësi identifikuese.

Ndërsa në pjesën e dytë të seancës, një pjesë e shkurtë është zhvilluar e hapur për publikun dhe dëshmitari ka thënë se personi, që sipas tij e kanë zhvarrosur, ka qenë me gjymtyrë të thyera.

“Kur e kemi çelë prej batanijes, qebes, e kemi vërejtur që i ka këmbët e thyera, duart e thyera tre plumba prapa shpinës”, tha dëshmitarja.

E pyetur nga prokurorja D’Ascoli se si e vunë re se i kishte duart e këmbët e thyera, dëshmitari tha se dukeshin ashtu.

(Kosova Sot Online)