Mosaplikimi i Kosovës në INTERPOL: Vulin thotë se është rezultat i marrëveshjes së Washingtonit

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 14:28
Mosaplikimi i Kosovës në INTERPOL: Vulin thotë se është rezultat i marrëveshjes së Washingtonit

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, po thotë se mosaplikimi i Kosovës në INTERPOL, është rezultat i punës këmbëngulëse të tyre lobuese, gjatë vitit të kaluar për t’ju treguar shteteve të ndryshme për gjendjen reale në Kosovë.

Këto komente ai i bëri sot, ndërsa u mbajt në Stamboll, seanca e 89-të, e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

”Ky është rezultat i punës sonë këmbëngulëse në vitin e kaluar, ku së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë kemi investuar shumë përpjekje dhe kemi arritur t’i njohim dhjetra shtete me gjendjen reale në Kosovë”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ai ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin ka thënë se “ka bërë shumë që Prishtina të mos bëhet anëtare e INTERPOL-it për herë të tretë”.

”Ajo që presidenti fitoi me marrëveshjen e Washingtonit e ndihmoi pa masë INTERPOL-in të mos jetë fushë e lobimit shqiptar”, tha ministri serb.

Sipas tij pas miratimit të rendit të ditës në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, definitivisht është konfirmuar se çështja e anëtarësimit të Prishtinës nuk do të diskutohet.

(Kosova Sot Online)