Shpërthim i madh në fabrikën e armëve në Beograd, dy të vdekur e 16 të lënduar

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 17:01
Shpërthim i madh në fabrikën e armëve në Beograd, dy të vdekur e 16 të lënduar

Dy persona kanë vdekur dhe 16 janë lënduar nga një shpërthim i madh ka ndodhur sot në fabrikën e armëve në rajonin e Lestanes në Beograd. Aksidenti ka ndodhur në kompaninë që prodhon raketë dhe motorë të raketave. Dy punëtorë kanë mbetur të vdekur dhe 16 janë lënduar kanë konfirmuar ekipet e shpëtimit, shkruan n1.

“Ekipet e emergjencës janë në terren dhe do të jenë për një kohë të gjatë sepse ekspolodimet akoma mund të dëgjohen nga disa pjesë të fabrikës dhe kjo është arsyeja që hyrja në këtë pjesë është e pamundur”, ka thënë komandati i ekipit të shpëtimit, Milos Majstorovic.

Sipas informacioneve të mediave serbe, policia ka bllokuar makinat dhe nuk lejohet që ato t’i afrohen fabrikës.

Shpërthimi është ndjerë edhe në pjesët tjera të kreyqytetit serb, kurse banorët lokalë kanë raportuar për thyerje të xhamave të shtëpive.

Të lënduarit janë transportuar në qendrën emergjente dhe në qendrën mjekësore ushtarake. Ata kanë përjetuar djegie nga shpërthimi.

Siç ka mësuar televizioni shtetëror serb në fabrikë kanë qenë 40 punëtorë.

(Kosova Sot Online)