Filipçe tregon kur do të kthehen në Maqedoni 7 pacientët e mbijetuar nga aksidenti tragjik

  • E.K /
  • 24 November 2021 - 10:38
Filipçe tregon kur do të kthehen në Maqedoni 7 pacientët e mbijetuar nga aksidenti tragjik

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në mëngjes ka biseduar me Ivan Poromanski, drejtor i Spitalit Pirogov në Sofje, ku janë paraqitur shtatë pacientët që i kanë mbijetuar aksidentit të tmerrshëm që ndodhi mëngjesin e djeshëm në autostradën “Struma” në Bullgari.

Të gjithë pacientët janë të qëndrueshëm dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe u jepet mbështetje psikologjike, raporton Alsat.mk.

Dy paciente iu nënshtruan operacionit.

Të shtatë pacientët do të qëndrojnë në spital deri të premten, pas së cilës do të bëhet plani për transportin e tyre për në Shkup.

(Kosova Sot Online)