Mediat në Maqedoni: 30 mijë fishekzjarre dhe një ton naftë u përndezën në autobusin e Besa Trans?

  • 24 November 2021 - 11:56
Mediat në Maqedoni: 30 mijë fishekzjarre dhe një ton naftë u përndezën në autobusin e Besa Trans?

Sipas konstatimeve preliminare nga ana e policisë bullgare për aksidentin në autstradën e Strumës në Bullgari, autobusi i Agjencisë Turistike “Besa Trans” është djegur plotësisht në më pak se dy deri në tre minuta – i cili është edhe shkaktari i numrit të madh të pasagjerëve të vdekur.

Por, gjëja më tronditëse dhe që jozyrtarisht është mësuar nga Infomax, është se autobusi po transportonte një sasi të madhe të lëndëve piroteknike që do të përfundonte në tregun maqedonoverior para festave të Vitit të Ri, raporton Infomax.

Përveç rezervuarit shtesë të naftës, autobusi kishte edhe një magazinë të posaçme për transportim mallrash, që në këtë rast ishte mbushur me material piroteknik në sasinë e rreth 30 mijë fishekzjarreve.

Informacioni në fjalë e shpjegon edhe dëshminë e gazetares bullgare Patricia Kirova, që theksoi se të gjithë viktimat e mbijetuara në aksidentën tmerrues ndodheshin në derën e mesme të autobusit.

Nëse kjo teori provohet si e vërtetë, atëherë bëhet e qartë pse asnjë nga pasagjerët nuk ka arritur të shpëtojë.

Jozyrtarisht është mësuar që drejtuesi i mjetit të pasagjerëve, pak para aksidentit është sëmurë dhe në pikën kufitare mes Turqisë dhe Bullgarisë ka kërkuar të zëvendësohet nga kolegu i tij, Ljupço Zafirov.

(Kosova Sot Online)