“Do kishim dashur t’iu prisnim me diell, por…”, batuta e Ramës në fillim të mbledhjes së qeverive

  • E.K /
  • 26 November 2021 - 10:48
“Do kishim dashur t’iu prisnim me diell, por…”, batuta e Ramës në fillim të mbledhjes së qeverive

Në Elbasan, para pak kohësh nisi takimi i shtatë i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri – Kosovë.

Takimi po mbahet në Elbasan.

“Do kishim dashur tju prisnim me diell por shpresoj që gjithë ky shi dhe këto pika që kemi mbi kokë të jenë ogur I mirë. Është kënaqësi të jemi bashkë”, e nisi fjalimin e tij kryeministri Edi Rama përpara ministrave të dy kabineteve qeveritare.

Rama pranoi se mbetet sfidë e përbashkët rritja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve.

Ndryshe në mbledhjen e sotme të dy qeverive pritet të nënshkruhen rreth 16 marrëveshje.

(Kosova Sot Online)