Të dhënat zyrtare thonë se janë 3 të vdekur dhe një i plagosur

  • A.P /
  • 26 November 2021 - 22:21
Të dhënat zyrtare thonë se janë 3 të vdekur dhe një i plagosur

Një autobus që transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan, diku në mes të fshatit Shaptej dhe Gllogjan, është sulmuar nga të paktën një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, i cili tha se zyrtarisht tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Të vrarët janë dy nxënës, djalë dhe vajzë të moshës së re dhe shoferi i autobusit.

“Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri”, tha Nikçi.

Nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e së premtes.

Lidhur me tragjedinë kanë reaguar eksponentë nga skena politike duke përfshirë edhe presidenten e shtetit, Vjosa Osmanin.


(Kosova Sot Online)