Qindra njerëz të pranishëm në varrimin e shoferit të autobusit në Gllogjan

  • A.P /
  • 28 November 2021 - 12:28
Qindra njerëz të pranishëm në varrimin e shoferit të autobusit në Gllogjan

Qindra njerëz janë mbledhur në varrimin e shoferit të autobusit i cili vdiq nga sulmi me armë zjarri që u bë para dy ditë në Gllogjan të Deçanit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, të vdekur nga ky sulm me armë kanë mbetur edhe dy nxënës të këtij fshati.

Në ceremoninë e varrimit është parë numër i madh i pjesëmarrësve.

Sot në orën 14:00 do të bëhet varrimi i vajzës dhe djalit 17-vjeç që u vranë me armë zjarri në autobus teksa po ktheheshin nga shkolla.

(Kosova Sot Online)