Komandati i ri i FSK-së Bashkim Jashari realizon takimin e parë zyrtar, me kolonelin amerikan

  • E.K /
  • 30 November 2021 - 14:08
Komandati i ri i FSK-së Bashkim Jashari realizon takimin e parë zyrtar, me kolonelin amerikan

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me komandantin e ri të FSK-së, Bashkim Jasharin kanë pritur në takim atashen amerikan të mbrojtjes në Kosovë, kolonel Stephen Rose.

Mehaj dhe Rose janë njohur nga afër me vizionin e komandant Jasharit për të ardhmen e FSK-së.

“Gjeneral Jasharin e sigurova se do të ketë bashkëpunimin dhe koordinimin e plotë nga niveli im si Ministër dhe Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi, në funksion të realizimit të vizionit të përbashkët për FSK-në.
Nga ana e tij, kolonel Rose e uroi dhe i shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)