Plagosen dy persona në Bardhosh të Prishtinës

  • A.P /
  • 01 December 2021 - 16:32
Plagosen dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Gjatë ditës së sotme janë dëgjuar gjuajtje me armë zjarri në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dy persona kanë mbetur të plagosur.

“Rreth orës15:30 është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.

Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, ka konfirmuar policia.

(Kosova Sot Online)