Kush është Alban Zogaj, nënkryetari i ri i Prishtinës?

  • E.K /
  • 02 December 2021 - 10:16
Kush është Alban Zogaj, nënkryetari i ri i Prishtinës?

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i LDK-së, ka konfirmuar se Alban Zogaj do të jetë nënkryetar i ri i kryeqytetit.

Ai më parë ka mbajtur edhe funksionin e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, gjatë kohës kur kryetari i tanishëm i LDK-së, Lumir Abdigjiku ishte ministër.

Poashtu, Zogaj është anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së si dhe ishte Shef i Shtabit Zgjedhor në Prishtinë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Biografia e tij e plotë:

Alban Zogaj u lind nëPrishtinë në vitin 1983.U rrit në lagjen Bregu i diellit , ku e përfundoi shkollimin fillor në shkollën “Ismail Qemali”, kurse të shkollën e mesme në gjimnazin“Xhevdet Doda”. Pas përfundimit të studimeve për ekonomi në Universitetin e Prishtinës (2001-2004), në vitin 2006 e fitoi titullin Master në Ekonomi në Staffordshire University, në Britani të Madhe. Kurse, titullin Doktor i Shkencave Ekonomike e mori në vitin 2015 në Universita Politecnica Delle Marche, Itali.

Albani ligjëron lëndët ekonomike që nga viti 2007. Ai ka qenë Drejtor i Kolegjit Riinvest dhe Drejtor i Hulumtimeve në Institutin Riinvest. Si Ekonomist kryesor, Albani ka zhvilluar projekte për Korporatën e Sfidave të Mileniumit – MCC (2016-2020), në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Albani ka qenë gjithashtu Këshilltar për ekonomi në Bankën Qëndrore të Kosovës. Albani ka qenë vazhdimisht i angazhuar në hulumtime, analiza, avokim, dhe projekte zhvillimore në Kosovë, dhe është autor i shumë shkrimeve e analizave, kryesisht në temat socio-ekonomike.

Në vitin 2020, Zogaj mbajti funksionin e Shefit të Kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit. Alban Zogaj është anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së si dhe Shef i Shtabit Zgjedhor së Prishtinës.

(Kosova Sot Online)