Serbia qëllimisht po e bllokon marrëveshjen e përhershme me Kosovën, dëshiron marrëveshje të përkohshme për ta vazhduar historinë mashtruese të ëndrrave!

Blerim Burjani

  • 02 December 2021 - 07:37

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

Nuk e besoj se ka gatishmëri tek Qeveri e Kurti për marrëveshje me Serbinë mbi bazën e së cilës do të bëhej kompromis në dëm të Kosovës, nuk besoj që do të pranon çfarëdo kompromisi për asociacionin. S’ka marrëveshje edhe për një kohe të gjatë, për atë përfundimtare. Mundë të ketë marrëveshje të karakterit teknik si marrëveshje afatshkurtër, por jo marrëveshje të përhershme e përfundimtare sepse këtë e pengon Serbia.

-Marrëveshje të përkohshme me Serbinë mundë të ketë por tash për tash po duket që Serbia edhe për këtë nuk po pranon. Marrëveshje e përhershme nuk është e pranueshme nga pala serbe sepse kjo do të thoshte fund i historisë serbe në Kosovë, sepse ata edhe po e lidhin me historinë që vetë e kanë shpikë dhe e kanë ndërtuar me iluzione dhe me ëndrra përgjatë shekujve të kaluar.

E pikërisht këto ëndrra Serbia nuk i jep, nuk po mundë të shkëputet prej tyre, prandaj nuk ka zgjidhje të përhershme por ka zgjidhje të mundshme si të përkohshme. Për ta arsyetuar angazhimin, edhe kjo zgjidhje e përkohshme mundë të quhet edhe historike për të dy vendet. E derisa nuk do të ketë marrëveshje finale si zgjidhje të përhershme nuk besoj që do të shkohet shpejtë deri te fundi I bisedimeve, ato do të zgjasin...do të zgjasin akoma gjatë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".