Vdiq snajperisti mercenar rus që humbi syrin në betejë me UÇK, vajtojnë paramilitarët serbë

  • G.G /
  • 03 December 2021 - 13:39
Vdiq snajperisti mercenar rus që humbi syrin në betejë me UÇK, vajtojnë paramilitarët serbë

Mediat serbe fashiste kanë njoftuar për vdekjen e këtij mercenari që e quajnë ‘hero’ e për nder të të cilit shoqatat e veteranëve të njësiteve policore serbe të asaj periudhe mbajnë turne në qitje. Sipas këtyre mediave ai ishte plagosur në betejë kundër UÇK’së në sy, të cilin e humbi. Mjaft ironike kjo për një snajperist.

Sipas rrëfimit të këtij mercenari rus ai ishte plagosur me 5 maj të 1999’s në betejë me UÇK.

Sipas një fjalimi të tij në Serbi, ku edhe jetonte me pension të plotë “ai nuk e paska humbur syrin në Kosovë, por e ka lënë atje. Një ditë të kthehet e ta marrë”. Vdiq pa një sy.

Përkujtimi i tij është organizuar nga veteranë të ushtrisë e policisë jugosllave të asaj kohe të premten në qytetin Zemun të Serbisë.

Andijev vdiq në muajin mars nga koronavirusi në spital në Batajnica në Beograd.

Albert Ahsarbekovic Andijev me prejardhje nga Osetia – territor i Gjeorgjisë i pushtuar nga Rusia dhe vazhdon të mbetet konflikt i hapur – në vitin 1999 erdhi në Kosovë për t’iu ‘ndihmuar’ serbëve në luftë kundër kosovarëve.

Ai në 1999 ishte rreshtuar si snajperist në brigadën e motorizuar 549 brigadën e motorizuar 549 “Car Dusan Silni” (Perandori Dusan i Fuqishmi) të Ushtrisë së Jugosllavisë. Kjo brigadë sipas mediave serbe ka vepruar  përgjatë kufirit me Maqedoninë dhe Shqipërinë në atë periudhë.

(Kosova Sot Online)