Burri në spital me predhë në zorrë të trashë, thotë se i hyri kur u rrëzua, thirret deminimi

  • G.G /
  • 03 December 2021 - 13:46
Burri në spital me predhë në zorrë të trashë, thotë se i hyri kur u rrëzua, thirret deminimi

Një ekip për çaktivizimin e bombave ushtarake u dërgua në një spital të Britanisë së Madhe, pasi një burrë shkoi me predhë anti-tank të Luftës së Dytë Botërore në zorrën e trashë.

Mjekët kërkuan përkrahje të specialistëve, pasi burri shkoi në spitalin e qytetit Gloucester, kur nuk kishte mundur vetë ta nxirrte predhën 57-milimetërshe, shkruan Daily Mail.

Koleksionuesi i pajisjeve ushtarake pretendoi se predha ishte pjesë e koleksionit të tij privat. Ai u tha mjekëve se predha e vjetër 80 vjet iu fut në trup, kur mori në thua dhe u rrëzua në mënyrë të sikletshme.

Një burim i tha mediumit “The Sun”: “Personi tha se e gjeti predhën, kur po i pastronte gjërat. Ai tha se e vendosi atë në dysheme, pastaj rrëshqiti dhe ra mbi të dhe ajo iu ngjit në prapanicë”.

“Ai ishte në një sasi të konsiderueshme të dhimbjes. Mendoj se ai mblidhte kujtime ushtarake”, shtoi burimi. Në spital u thirrën policia dhe ekipi për çaktivizimin e bombave ushtarake.

Një zëdhënës i spitalit konfirmoi se janë zbatuar “protokollet përkatëse të sigurisë” dhe se nuk ka pasur rrezik për stafin, pacientët ose vizitorët.

(Kosova Sot Online)