Punëtorët dhe klientët e IKEA-s bëjnë gjumin në dyqan, bora e madhe nuk i lejoi ata të shkonin në shtëpi

  • A.P /
  • 03 dhjetor 2021 - 22:00
Punëtorët dhe klientët e IKEA-s bëjnë gjumin në dyqan, bora e madhe nuk i lejoi ata të shkonin në shtëpi

Gjashtë klientë dhe 25 punonjës të IKEA-s u desh ta kalonin natën në një dyqan të stolisur me shtretër dhe kolltukë.

Kjo pasi reshjet e borës sollën bllokimin total të trafikut në rajon, që gjithashtu detyroi mbylljen e të gjithë transportit publik.

Të ngujuarit qëndruan në zonën e restorantit, duke shikuar televizion për Krishtlindje, për ta kaluar kohën.

“Sigurisht që nuk është ashtu siç mendoja se do të përfundonte dita ime kur shkova me makinë për në punë këtë mëngjes”, tha menaxheri i dyqanit të Ikea-s, Peter Elmose, i cili gjithashtu duhej të flinte në dyqan.

“Stafi ynë i kuzhinës është siguruar që të ketë çokollatë të nxehtë, pasta, pije joalkoolike, kafe dhe birrë. Kështu që ne do të jemi në gjendje të mbajmë ngrohtësi”.

“Ne nuk mund t’i dërgonim ata jashtë dhe të mbyllnim derën në orën 20:00. Absolutisht jo. Pra, sigurisht që ata do të qëndrojnë këtu”, u shpreh Elmose.


(Kosova Sot Online)