
Vëllai akuzohet për vrasje dhe përdhunim të motrës 16 vjeçare

Një adoleshent është akuzuar për vrasje dhe sulm seksual ndaj motrës së tij, trupi i së cilës u gjet në një park.
Amber Gibson, 16 vjeçare, la shtëpinë e saj në zonën Hillhouse të Hamilton, rreth orës 21:15 të premten e kaluar, shkruan Metro.co.uk.
Ajo u raportua e zhdukur më vonë atë natë dhe trupi i saj u gjet në parkun Cadzow Glen të qytetit rreth orës 10:10 të së dielës.
Dje Connor Gibson, 19 vjeç, u paraqit në Gjykatën e Hamiltonit i akuzuar për vrasje, sulm seksual dhe një përpjekje për të shtrembëruar rrjedhën e drejtësisë, transmeton klankosova.
Ai nuk u deklarua dhe u mbajt në paraburgim në pritje të një paraqitjeje të mëtejshme në gjykatë.
Një mbikëqyrës policie është urdhëruar të hetojë trajtimin e rastit nga Policia e Skocisë, që kuptohet se ka të bëjë me hetimin e personit të zhdukur.
(Kosova Sot Online)