E krijoi vaksinën AstraZeneca, Sarah Gilbert : Pandemia e ardhshme mund të jetë më vdekjeprurëse se Covid-19

  • E.K /
  • 06 December 2021 - 10:52
E krijoi vaksinën AstraZeneca, Sarah Gilbert : Pandemia e ardhshme mund të jetë më vdekjeprurëse se Covid-19

Pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse se kriza aktuale Covid, ka paralajmëruar një nga krijuesit e vaksinës Oxford-AstraZeneca, raporton BBC.

Dame Sarah Gilbert, duke mbajtur leksionin e 44-të të Richard Dimbleby, tha se duhej të kishte më shumë fonde për gatishmërinë ndaj pandemisë për të parandaluar humbjen e përparimeve të bëra.

Ajo gjithashtu paralajmëroi se vaksinat mund të jenë më pak efektive kundër variantit Omicron. Dame Sarah shtoi se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm derisa të dihet më shumë për të.

Ajo tha: “Kjo nuk do të jetë hera e fundit që një virus kërcënon jetën dhe jetesën tonë. E vërteta është se tjetra mund të jetë më e keqe. Mund të jetë më ngjitëse, më vdekjeprurëse, ose të dyja.

Ne nuk mund të lejojmë një situatë ku kemi kaluar gjithçka që kemi kaluar, dhe më pas të gjejmë se humbjet e mëdha ekonomike që kemi pësuar do të thotë se nuk ka ende fonde për gatishmërinë ndaj pandemisë. Përparimet që kemi bërë dhe njohuritë që kemi fituar, nuk duhet të humbasin.

Duke folur për variantin Omicron, ajo tha se proteina e saj spike përmban mutacione të njohura për të rritur transmetueshmërinë e virusit.

Megjithatë, Dame Sarah tha se reduktimi i mbrojtjes kundër infeksionit dhe sëmundjeve të lehta nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht mbrojtje të reduktuar kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjes.

Ajo gjithashtu bëri thirrje që përparimi i shpejtë i parë në dhënien e vaksinave dhe ilaçeve gjatë pandemisë të bëhet normë.

Nuk kishte asnjë arsye pse një vaksinë universale e gripit nuk mund të zhvillohej për të fshirë kërcënimin nga gripi, tha ajo.

(Kosova Sot Online)