Ky është i paraburgosuri që bëri vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

  • A.P /
  • 06 December 2021 - 18:43
Ky është i paraburgosuri që bëri vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Një person ka bërë vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. I paraburgosuri që bëri vetëvrasje është Faruk Iseni.

Burimet kanë bërë me dije se Iseni dyshohej për disa raste të grabitjeve.

Iseni përderisa kishte provuar të këmbente monedha nga Franga në Euro, në një këmbimore në qytet, kur viktima ishte duke i numëruar të hollat në vlerë prej 20 mijë euro, ai i ka grabitur të hollat duke e goditur viktimën dhe ka filluar ikjen.

(Kosova Sot Online)