Faruk Ajeti nis detyrën si ambasador i Kosovës në Gjermani

  • A.P /
  • 06 December 2021 - 20:17
Faruk Ajeti nis detyrën si ambasador i Kosovës në Gjermani

Faruk Ajeti është emëruar ambasador i Kosovës në Gjermani. Ajeti sot ka dorëzuar letrat kredenciale te Presidenti i Gjermanisë, Frank-Ëalter, Steinmeier.

Ajeti është emëruar ambasador i ri në Gjermani pas largimit të ish-ambasadorit Beqë Cufaj.

“Nder i madh t’i dorëzoj sot letrat kredenciale Presidentit të Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier. Gjermania është dhe do të mbetet një aleat tradicional, historik dhe i pazëvendësueshëm i Republikës së Kosovës. I gëzohem bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë”, ka thënë ai.

Ndryshe, lajmin për emërimin e Ajetit si ambasador e kishte konfirmuar Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

(Kosova Sot Online)