Shembet ndërtesa 3 katëshe gjatë natës, vdes një banor dhe plagosen 6 të tjerë

  • E.K /
  • 07 December 2021 - 11:43
Shembet ndërtesa 3 katëshe gjatë natës, vdes një banor dhe plagosen 6 të tjerë

Një burrë 30-vjeçar ka mbetur i  vrarë, ndërsa gjashtë persona janë plagosur (përfshirë një foshnjë), nga shembja e një pallati tri katësh gjatë natës, në Francën jugore, si pasojë e një shpërthimi që mund të jetë shkaktuar nga ndonjë problem i lidhur me gazin.

Ndërtesa ndodhet në Sanari-sir-Mer (Var), një qytet në bregdetin e Mesdheut me rreth 15,000 banorë.

“Ne nuk besojmë se kishte njerëz të tjerë brenda ndërtesës,” tha kryebashkiaku, Daniel Alster, për AFP me telefon.

“Kolegët që ndodhen në terren kanë pyetur fqinjët dhe mendohet se mund të kenë ngelur  pesë persona në rrënoja, por ky është vetëm një supozim. Ne nuk e dimë nëse këta pesë persona ishin brenda ndërtesës në momentin që ajo u shemb,” tha një oficer policie.

Ekipet e shpëtimit që mbërritën në zonë konstatuan një erë të fortë gazi, shkruan AFP.

(Kosova Sot Online)