Humbi jetën në aksident, mësuesit prekin me rreshtat dedikuar 21-vjeçarit

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 21:24
Humbi jetën në aksident, mësuesit prekin me rreshtat dedikuar 21-vjeçarit

Një 21-vjeçar mbeti viktimë në një aksident tragjik mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ndodhi pranë fshatin fshatit Mengel, ku makina që drejtonte Rei P. doli nga rruga e për pasojë humbi jetën 21-vjeçari. Në një postim prekës në rrjetet sociale, të riun e kujtojnë mësuesit e shkollës ku studioi dikur.

Mesazhi:

Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetesisë.

Eshtë një vend në banken e trete të mendimeve tona qe do te jëtë përhere yti.

Do të të kerkojme në boritë e makinave buzë rruges, do të dëgjojme tërë jetën zërin tënd:

-Zyshat e mia.

Do të mbetesh përjetësisht yni, Rei.

Qe nga Parajsa ti sot na pershendet mes yjeve.

(Kosova Sot Online)