Sa para u shpenzuan në 'stolisjen' e komunave?

  • E.K /
  • 08 December 2021 - 10:47
Sa para u shpenzuan në 'stolisjen' e komunave?

Festat e fundvitit, pos me fishekzjarrë, kremtohen në mënyra të ndryshme.

Karakteristikë është edhe zbukurimi i shesheve gjatë kësaj kohe nëpër komuna, gjithandej Kosovës.

Prishtina tashmë i ka kryer të gjitha punët në këtë drejtim. Ajo ka stolisur sheshet e ka ndezë dritat zbukuruese.

Për krejt dekorimin pagoi rreth 50 mijë euro.

Më pak për shërbimin e njëjtë pagoi Obiliq, diku mbi 28 mijë euro.

E nga kuleta e saj, 18 mijë sosh, i dha edhe komuna e Suharekës.

Për dallim prej tyre një komune tjetër nuk shpenzoi hiç.

Pejën e dekoruan vullnetarisht bizneset.

“Komuna e Pejës nuk ka shpenzuar fare për dekorimin e qytetit, sepse e kanë dekoruar bizneset në mënyrë vullnetare”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Ndryshe vjet, disa komuna patën marrë vendim që paratë e planifikuara për dekorim të qytetit t’i destinojnë për qytetarët në nevojë për shkak të situatës së rëndë si pasojë e COVID-19.

(Kosova Sot Online)