Putini i zbut fjalët: Do ta vazhdojmë dialogun me ShBA-në, do t’i dërgojmë propozime

  • A.P /
  • 08 dhjetor 2021 - 16:05
Putini i zbut fjalët: Do ta vazhdojmë dialogun me ShBA-në, do t’i dërgojmë propozime

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të mërkurën se vendi i tij do t’i dërgojë propozime Uashingtonit brenda një jave, pas bisedimeve rreth Ukrainës me homologun amerikan, Joe Biden, një ditë më parë.

Putini u tha gazetarëve se bisedimet kanë qenë të hap

Megjithatë, ai i quajti provokuese sugjerimet se Rusia është duke planifikuar që ta sulmojë Ukrainën.

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka treguar drejtpërdrejt homologut rus, Vladimir Putin, se si Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë do të përgjigjen, nëse Rusia e pushton edhe më tej Ukrainën, sipas këshilltarit për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

Pas samitit virtual mes dy presidentëve, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se Uashingtoni është duke përgatitur përgjigje të fuqishme specifike në javët e ardhshme, nëse ato kërkohen.

“Gjërat që nuk i kemi bërë në vitin 2014 jemi të përgatitur që t’i bëjmë tani”, tha ai, duke iu referuar reagimeve të Perëndimit ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia

ura dhe konstruktive dhe se gjëja kryesore ishte që ekziston mundësia për ta vazhduar dialogun.

(Kosova Sot Online)