Përkrahësit e kriminelit të luftës Mlladiq ofendojnë gazetarët që filmonin muralin

  • E.K /
  • 09 December 2021 - 11:55
Përkrahësit e kriminelit të luftës Mlladiq ofendojnë gazetarët që filmonin muralin

Përkrahësit e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq kanë ofenduar gazetarët që po raportonin para muralit të tij në Beograd. Një grup i të rinjëve kanë pastruar muralin e Mlladiqit me ngjyrë të bardhë për ta rishfaqur përsëri pasi ishte fshirë.

Grupi i përkrahësve u kanë bërtitur dhe i kanë sharë gazetarët që po filmonin aty duke i pyetur se përse nuk po ju ndihmojnë ta pastrojnë muralin e Mlladiqit, shkruan nova.rs.

“Qelbësirë, do të më vinte turp të qëndroja aty”, ka thënë njëri nga të rinjtë.

Ata kanë pyetur kameramanin e Nova.rs se ku punon derisa kanë vazhduar punën për ta rishfaqur fytyrën e Mlladiqit në mur.

“Pse s’po ndihmon, pse po xhiron aty”, ka thënë njëri nga përkrahësit.

Image

Murali i fshirë i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

Image

Pastrimi dhe shfaqja e fytyrës së Mlladiqit në mural nga përkrahësit e tij

(Kosova Sot Online)