Z. Borell tregoj se është nje proserb, shtetin në rrezik mund ta shpëton vetëm uniteti veprues politik!

Z. Borell tregoj se është nje proserb, shtetin në rrezik mund ta shpëton vetëm uniteti veprues politik!
Z. Borell tregoj se është nje proserb, shtetin në rrezik mund ta shpëton vetëm uniteti veprues politik!

Muhamet Kelmendi

  • 09 December 2021 - 07:57

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Në Bruksel u pa nga të gjithë se me z. Borel udhëheqës për ndërmjetësim në dialog me shtetin serb nga BE dhe, këtej edhe me z. Lajçak, kurrë nuk do të ketë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Ky ishte rasti që të dihet se pa Anglinë, pa SHBA-të dhe pa Gjermaninë nuk arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe shtetit serb. Në rrugën e mbrojtjes së shtetit të Kosovës kërkohet unitet politik dhe diplomatike në Kosovë. S’ka rëndësi se kush udhëheq në emër të Kosovës në dialog kundruall interesit jetik të shtetit.

-Në konferencën për shtyp të mbajtur në Bruksel, pas takimit me z. Kurti, në takimin e 4-të në mes BE-së dhe Kosovës për çështjen e Marrëveshjes së Stabilzim Asociimit, u shtrua edhe çështja e Marrëveshjes së vitit 2015 e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Z. Borel mbrojti dhe kërkoi që kjo Marrëveshje të zbatohet dhe të formohet Asociacioni brenda Kosovës. Z. Kurti ishte strikt kundër dhe u mbështet në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 e ku u shpall kjo marrëveshje antikushtetuese. Verdikti i Gjykatës Kushtetuese, për z. Borel, " nuk e ndalon themelimin e Asociacionit".

Me këtë tregoi z. Borel se ose nuk e njeh fare rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të shtetit kushtetues ose ai është thjeshtë pro serb dhe se për atë shkak nuk kanë rëndësi vendimet e kushtetueses. Lidhur me faktin se Asociacioni krijon shtet të ri serb në Ballkan dhe se mu ai status shpie te luftërat e reja, për z. Borel nuk ka rëndësi. Për z Borel është me rëndësi edhe një shtet serb të krijohet dhe kështu të vendosen bazat e Serbisë shoveno-fashiste të Vasa Çubrilloviçit dhe të shovinistit serb, kriminelit Vuçiq me shokë në Beograd. Me këtë u tregua se BE është shkaktare e gjendjes së konflikteve aktuale në Ballkanin Perëndimor.

BE nuk duhet të lejojë që z. Borel dhe z. Lajqak të shkatërrojnë gjendjen në Ballkanin Perëndimor. Me qëndrimet e tilla nuk arrihet asnjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, në pyetjen se a duhet të përfundoj kjo marrëveshje me njohje reciproke, z. Borel nuk e shprehi këtë. Tha: "Në Kosove dhe në Serbi është baza nga përcaktohet përfundimi i marrëveshjeve midis tyre".

Ishte e rëndë të pranohet shteti i Kosovës për z. Borel.

Kundër përcaktimit të tillë u shpreh qartë z. Kurti. Ai mbrojti verdiktin e Gjykatës Kushtetuese dhe ishte hapur kundër Asociacionit. "Si demokrat dhe kryeministër, jam tha z. Kurti, kundër atyre që për të kënaqur palët bëjnë politikë në emër të BE-së". Konflikti u thellua...!

Në mbrojtjen e Republikës, kundër Asociacionit me pushtet ekzekutiv dhe juridiko-ligjor, janë dhe duhet të jenë edhe partitë opozitare në Kosovë. Nuk mendoj se ka ndonjë parti që pranon Asociacionin me kompetenca të tilla ekzekutive që krijon subjekt të të ri të shtetit.

Në Bruksel e pa nga të gjithë se me z. Borel udhëheqës për ndërmjetësim në dialog me shtetin serb nga BE dhe, këtej edhe me z. Lajçak, kurrë nuk do të ketë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Ky ishte rasti që të dihet se pa Anglinë, pa SHBA-të dhe pa Gjermaninë nuk arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe shtetit serb. Në rrugën e mbrojtjes së shtetit të Kosovës kërkohet unitet politik dhe diplomatike në Kosovë. S’ka rëndësi se kush udhëheq në emër të Kosovës në dialog kundruall interesit jetik të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".