Arrestohen 4 të dyshuar për spiunazh

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 14:30
Arrestohen 4 të dyshuar për spiunazh

Katër persona, të dyshuar për rrjedhje informacioni konfidencial janë arrestuar nga shërbimet e sigurisë së Danimarkës. Të dyshuarit janë të gjithë punonjës aktualë ose ish-punonjës në dy agjencitë e inteligjencës të Danimarkës, sipas një njoftimi nga Shërbimi Danez i Sigurisë dhe Inteligjencës (PET).

“PET, në bashkëpunim me policinë, ka arrestuar katër persona dhe kanë kryer kontrolle në një sërë adresash të ndryshme”, citohet në një deklaratë.

Të katër personat dyshohet se kanë zbuluar “informacion të klasifikuar nga shërbimet e inteligjencës”. Nëse shpallen fajtorë do të dënohen me 12 vite burg. Sipas informacioneve, ata u arrestuan pas një hetimi të gjatë.

Ende nuk  është bërë i ditur identiteti i të dyshuarve.


(Kosova Sot Online)