Në det që prej mëngjesit, era e fortë mban “peng” tragetin me 118 pasagjerë në Vlorë

  • E.K /
  • 09 December 2021 - 15:13
Në det që prej mëngjesit, era e fortë mban “peng” tragetin me 118 pasagjerë në Vlorë

Që prej mëngjesit era e fortë vijon të mbajë të bllokuar 118 pasagjerë në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi në Shqipëri.

Era e fortë dhe stuhia e kanë bërë të pamundur afrimin e tragetit në kalatat e portit të Vlorës, për të bërë të mundur zbritjen e pasagjerëve.

Pritet të tentohet pas orës 16:00 për zbritjen e pasagjerëve  por situata mbetet ende  e vështirë. Për shkak të motit të keq gjatë ditës së sotme është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. be.k

(Kosova Sot Online)