“Cak” i hajnave çantat e krahut, vjedhjet që ndodhën brenda 24-orëve në Kosovë

  • E.K /
  • 10 December 2021 - 10:36
“Cak” i hajnave çantat e krahut, vjedhjet që ndodhën brenda 24-orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të vjedhjeve brenda 24-orëve të fundit si dhe për disa arrestime të personave që dyshohet se kanë kryer këtë vepër penale. Sipas raportit 24-orësh policia është njoftuar për katër raste të vjedhjeve në Prishtinë, një rast në Gjakovë dhe një tjetër në Mitrovicën e Veriut. Në tri raste në Prishtinë cak ishin çantat e krahut.

Dje në pranga është vënë një person i dyshuar për vjedhjen e 8 palë këpucëve, rast ky që ka ndodhur më 6 dhjetor në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë.

“Pas intervistimit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë, policia njofton se ankuesja femer kosovare ka raportuar një njësit të policisë se dy persona të panjohur ja kanë vjedhur portofolin dhe kanë ikur në drejtim të postes.

Lidhur me rastin njësiti i policisë ka ndjekur të dyshuarit dhe ka arritur t’i ndalojë.

“Njësiti policore ka reaguar menjëherë në ndjekje dhe kanë arritur ti ndaloj dy  personat e dyshuar meshkuj kosovarë dhe ti intervistoj, njërin nga të dyshuarit është intervistuar në qendrën për Pune Sociale në prezencë të prindërit pasi që është i mitur, kurse njërit me vendim te prokurorit ju është bastisë shtëpia dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Gjithashtu në Prishtinë, dje janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas maroken pasi që viktimës mashkull shtetas polak i kanë vjedhur një çantë krahu.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton tutje policia.

Një tjetër rast i “vjedhjes grabitqare” është raportuar në Prishtinë nga viktima femër kosovare.

Sipas policisë, “një i dyshuar deri më tani i pa njohur ja ka vjedhur me forcë çantën nga krahu. Sipas viktimës në çantë ka pasur para të gatshme rreth 100 €, dokumente personale, kartela bankare dhe një telefon në vlerë rreth 100 €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”.

Në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar për një rast të vjedhjes në një qendër tregtare ndodhur më 27 nëntor të këtij viti.

“Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, në Mitrovicën e Veriut ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hapur me forcë lokalin e tij dhe nga aty janë vjedhur mallra të ndryshme në vlerë 700 €.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, ka njoftuar policia. 

(Kosova Sot Online)