Dosja e denoncimeve dhe kallëzimet penale kundër Shpend Ahmetit të mos mbulohet e harrohet, të shfletohet, hetohet dhe të gjykohet!

Arsim Haziri

  • 10 December 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Do të ishte në interes të transparencës dhe zbatimit të plotë të barazisë para ligjit nëse do ti shërbente Prokurorisë Komunale të Prishtinës, ose asaj Speciale shembull i vogël iDepartamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, procesi gjyqësor për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik, që ta nxjerr në tavolinë për shqyrtim dhe hetim të detajuar edhe dosjen e Shpend Ahemtit e mbledhur për gati një dekadë të kaluar, ndaj të cilit vazhdimisht ka pasur ankesa e denoncime, që deri më tash janë kaluar mes gishtrinjëve dhe janë pauzuar-pushuar, por që nuk duhet të amnistohen dhe të mbesin dosje e harruar.

-Subjekti që tani më është në pushtet krejt objektivin e tij politik e ka pasur të orientuar për drejtësi dhe ligjshmëri të paanshme, ekonomi e trajtim më dinjitoz të shoqërisë, dhe duke i pasur në konsideratë gjitha këto premisa, edhe ish kandidatin e saj për kryetar komune të Prishtinës , ish kryetari i deridjeshëm Shpend Ahmeti, ka qenë i obliguar që t’i qoj të gjitha angazhimet në ato drejtime. Mirëpo kjo agjendë nuk ka funksionuar si duhet, as për së afërmi. Ka dështuar sepse projeksionet e individit kanë devijuar nga programi, dhe mbase vendin vit pas viti e kanë goditur radhazi procese që e kanë dërguar para një mjerimi multidimensional.

Fenomenet si papunësia e gjitha të ngjashme si kjo natyrisht se janë produkt i keqqeverisjeve së kaluara, dhe për të gjitha ato, qeverisja e tanishme duhet të ndërtoj infrastrukturë të nevojshme dhe profesionale në mënyrë që të ofrohet drejtësi në këtë vend. Gjithë ata që në veprimtari politike janë në kundërshti të thellë më ligjin, duhet të vihen para tij,duke përfshi këtu edhe kryetarë të shumtë të komunave, e në mesin e tyre duhet të shikohet edhe e kaluara e plotë në dy mandate e qeverisjes së Shpend Ahmetit me Prishtinën. Unë mendoj që nëse gjatë këtyre dy mandateve të Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës, janë bërë denoncime nga qytetarët dhe bizneset, nëse ka kallëzime serioze penale për abuzimin e ligjit, atëherë Prokuroria duhet të niset në veprim, duhet ta ketë guximin që të fillon me shfletimin e dosjes së mbledhur me dyshimet e faktuara kundër Shpend Ahmetit, pavarësisht faktit që ai tani më është liruar nga pozita e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Matjet e opinionit publik që janë bërë grupe të ndryshme anketuese kanë treguar se Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës nuk do të mbahet në mend për asgjë tjetër veç se për degradim të kryeqytetit, lidhjes së fuqishme me mafien e ndërtimeve dhe zhytjes së thellë në korrupsion, duke u akuzuar nga qytetarët edhe për tregti me lejet ndërtimore dhe përfitimet.

Tani më nuk është sekret që kundër Shpend Ahmetit janë paraqitur me dhjetëra denoncime dhe kallëzime penale në Prokurorinë Speciale, por deri më tani nuk dihet fati i tyre, pse janë penguar, dhe ku janë duke “pushuar”, andaj do të ishte një hap i domosdoshëm që duhet ta merr drejtësia lidhur me këto raste, që pa vonesë ë të hapet dosja e kallëzimeve penale kundër Shpend Ahmetit dhe grupit të tij, për ta zbardhur të vërtetën, që të mos harrohet e amnistohet deformimi, shkatërrimi dhe zhvatja e dëmtimi që ju është bërë qytetarëve dhe bizneseve të pa lidhur e të pa shantazhuara nga sekserët e lidhur me krimin e organizuar.

Do të ishte në interes të transparencës dhe zbatimit të plotë të barazisë para ligjit nëse do ti shërbente Prokurorisë Komunale të Prishtinës, ose asaj Speciale shembull i vogël iDepartamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, procesi gjyqësor për dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik, që ta nxjerr në tavolinë për shqyrtim dhe hetim të detajuar edhe dosjen e Shpend Ahemtit e mbledhur për gati një dekadë të kaluar, ndaj të cilit vazhdimisht ka pasur ankesa e denoncime, që deri më tash janë kaluar mes gishtrinjëve dhe janë pauzuar-pushuar, por që nuk duhet të amnistohen dhe të mbesin dosje e harruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".