
Lexoni edhe:
Lidhja dhe ndikimi i oligarkëve mafioze në vendimet politike e në biznes, një pistë tjetër e hetimit pas Listës së zezë amerikane me emrat e Veselinoviqit e të Radojqiqit!
Plagët që i mori ishin të papërballueshme për biçiklistin i cili u godit dy javë më parë nga një veturë në Prizren.
Ai ndërroi jetë në QKUK, ku po trajtohej që nga mbrëmja e 1 dhjetorit, kur ndodhi aksidenti në rrugën “Wesley Clark”.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.
Shoferi që dyshohet se e goditi këmbësorin me veturë ishte arrestuar natën kur ndodhi rasti dhe me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.
Një ditë pas aksidentit, në raportin 24-orësht, Policia njoftoi se shkaktar i aksidentit dyshohet se ishte mospërshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.
(Kosova Sot Online)