
PD në kaos, socialistët vijnë për takime me partitë në Prishtinë

Një grup zyrtarësh të Partisë Socialiste të Shqipërisë, me në krye kryetarin e Grupit Parlamentar, Taulant Ballën, po qëndrojnë në Kosovë. Ata janë takuar me krerë institucionesh e kryetarë partishë. Vizita vjen në kohën kur rivalja më e madhe PS-së, Partia Demokratike, ndodhet në një kaos përpjekjesh nga Sali Berisha e Lulzim Basha për drejtimin e partisë.
Në mëngjes, Balla u prit në Kuvendin e Kosovës nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Pas takimit me Konjufcën, delegacioni nga Shqipëria është pritur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë.
Më pas, Balla dhe bashkëpunëtorët e tij, Anila Denaj, Arben Pëllumbi, Gerta Duraku, Benet Beci dhe dhe Alqi Bllako shkuan në selinë e AAK-së, për t’u takuar me kryetarin e këtij subjekti, Ramush Haradinajn.
Edhe kryeministri Albin Kurti u takua me socialistët e ardhur nga Shqipëria, duke i pritur në Qeveri.
Delegacioni i PS-së u prit edhe nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
(Kosova Sot Online)