Zbulohen disa nga emrat e mundshëm që do ta sfidojnë Vuçiqin për president

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 16:28
Zbulohen disa nga emrat e mundshëm që do ta sfidojnë Vuçiqin për president

Profesori i pensionuar i filozofisë, Miodrag Zec, në një intervistë për Nova.rs ka konfirmuar se ka pasur diskutime disa herë me partitë opozitare në Serbi rreth kandidimit të mundshëm të tij për president në zgjedhjet që do të mbahen në prill të vitit 2022.

“Unë nuk e kundërshtojë një gjë të tillë. Të gjithë po diskutonin me mua, dhe unë thashë se s’dua asgjë. Në thelb nuk ka pasur ndonjë diskutim serioz për këtë, por disa mendojnë se kam merita politike. Kjo mbase mund të jetë e vërtetë, por s’do të thotë asgjë”, ka thënë Zec.

Ai tutje ka shtuar se nuk e konsideron kandidimin për të garuar për president dhe potencon se në një pozitë të tillë duhet një më i ri.

Zec nuk është anëtar i asnjë partie dhe është një kritik i ashpër i qeverisjes së Vuçiqit.

Nova.rs tutje shkruan se një nga emrat tjerë që po konsiderohet për kandidat për president është Bozo Prelevic, me profesion avokat.

(Kosova Sot Online)