Reagon KEK: Njësia B1 kthehet nesër në prodhim, pastaj fillon furnizimi me avull i Termokosit

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 11:40
Reagon KEK: Njësia B1 kthehet nesër në prodhim, pastaj fillon furnizimi me avull i Termokosit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar për mungesën e ngrohjes në Prishtinë. Në reagim thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të një rrjedhje ne kaldajën e njësisë B1 dhe për këtë arsye janë detyruar të ndalin furnizimin me avull për ngrohtoren “Termokos” dhe nesër në mëngjes do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit.

Në reagimin e tyre KEK njofton se “sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore”.

Tutje, KEK ka kërkuar mirëkuptim dhe thekson se është duke bërë përpjekje maksimale për prodhim të qëndrueshem me energji.

Reagimi i plotë i KEK-ut:

Gjendja momentale e prodhimit nga njësite gjeneruese në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A  kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) qe prodhojn rreth 390 MË/h. Ndersa ne Kosoven B, deri në mesnate sot ishte ne pune njësia B1.

Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te nje rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate.  Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet per intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore.

Duke falënderuar palët e përfshira per mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bere përpjekje maksimale për prodhim te qendrueshem me energji ne kushtet aktuale te krizës sezonale dhe globale energjetike.

Ndryshe, Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se janë detyruar që ta ndërpresin furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.

Sipas Termokos, arsye për këtë është pamundësia për t’u furnizuar me avull nga KEK-u.

“NP “Termokos” Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

(Kosova Sot Online)