Pas goditjes zyrtare nga Uashingtoni, të emëruarit në listën e zezë i pret Izolimi dhe hetimi serioz nga PSRK!

Pas goditjes zyrtare nga Uashingtoni, të emëruarit në listën e zezë i pret Izolimi dhe hetimi serioz nga PSRK!
Pas goditjes zyrtare nga Uashingtoni, të emëruarit në listën e zezë i pret Izolimi dhe hetimi serioz nga PSRK!

Muhamet Kelmendi

  • 15 December 2021 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Korrupsioni është një dukuri shumë e ngulitur dhe e thellë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet pushteti kemi një vjedhje dhe pasurim të madh të personave të ndryshëm dhe një dukuri që e ka kapur shtetin kudo në poret e veta. Nëpër të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me gjerë ka krim te organizuar dhe korrupsion.

-Paraqitja dhe futja në listën e zezë e kriminelëve të dalluar është shumë domethënëse për të luftuar shtetet krimin dhe korrupsionin. Me listën e tillë më lehtë mund të luftohen njerëzit e korruptuar. Ndërsa, se sa donë shteti për ti luftuar këta, mbetet të shihet. Shtetet i dinë krimet dhe kanë të dhëna për korrupsion dhe megjithatë nuk e luftojnë. Lista e zezë iu ndihmon atyre në punën konkrete. Kanë fakte më konkrete dhe dëshmi. Por, nëse shtetet nuk marrin masa, lista do të zgjerohet edhe në shtete tjera dhe gradualisht të emërtuarit nuk mund të futen në SHBA.

Mendoj se përveç izolimit nga SHBA-të, edhe shtetet tjera të BE-së dhe më gjerë do të ndërmarrin masa të njëjta të kufizimit dhe izolimit, dhe atëherë do të iu ndalohet futja në ato shtete. Pra Izolimi do të jetë shumë i ashpër dhe serioz.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".