Ky është numri i familjeve në Prishtinë që sot kanë mbetur pa ngrohje

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 11:50
Ky është numri i familjeve në Prishtinë që sot kanë mbetur pa ngrohje

15 mijë familje të Prishtinës të cilët ngrohen nga Termokosi kanë mbetur pa ngrohje mëngjesin e së mërkurës.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka e cila ka thënë se kjo kompani deri mëngjesin e sotëm po furnizonte 15 mijë konsumatorë me ngrohje.

E gjithë kjo ka ndodhur sepse Korporata Energjetike e Kosovës ka ndaluar furnizimin me avull për Termokosin për shkak të probleme në dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” që furnizojnë ngrohtoren e Prishtinës.

Pasdite Termokosi pritet të ketë një përgjigje nga KEK-u se kur do të mund të vazhdojnë furnizimin dhe të rregullohet ky problem.

(Kosova Sot Online)