Të ardhurat që sillte ky biznes: Deklarata e plotë e pronarit të kazinosë ilegale në Karaçevë

  • G.G /
  • 15 December 2021 - 13:20
Të ardhurat që sillte ky biznes: Deklarata e plotë e pronarit të kazinosë ilegale në Karaçevë

Artizan Thaqi është njëri prej pronarëve të kazinove ilegale në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Kjo është konfirmuar nga vet ai para Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Këto të dhëna janë përmendur në dosjen e siguruar nga InDoks.

Pas raportimit të dokumentarit të transmetuar të dielën, pas tri dite, Policia e Kosovës ka ndërmarr aksionduke i rrëzuar kazinotë dhe arrestuar disa persona të përfshirë.

InDoks ka siguruar deklaratën e plotë të Aritzan Thaqit, i cili posedonte nga viti 2019-të kazino. Ai shpjegon gjithçka. Flet për bashkëpunëtorët e tij, stafin, aparaturat e qarkullimin mujor nga kjo veprimtari.

“…kam poseduar objekt ku janë organizuar lojëra të fatit, në zonën e Karaçevës, por fillimisht me sa më kujtohet prej muajit shtator-tetor, të vitit 2019, e kam shfrytëzuar lokalin që ka qenë në shtëpi e Gani Bërnjaqit, e më pas këtë objekt e ka blerë Afrim Thaqi dhe pas kësaj gjatë muajit mars të vitit 2020, kam ndërtuar objektin që ndodhet në anën e djathtë të rrugës nga Novosella në drejtim të Karaçevës, deri sa kanë hyrë zyrtarët policorë”, ka deklaruar ai para hetuesve.

Gjatë deklaratë atij i prezantohet harta nga vendi i ngjarjes, aty ku policia kreu aksionin një vit më parë, i njëjti e identifikon objektin i parë i cili ndodhet në anën e djathtë të rrugës kryesore në fshatin Karaçevë.

“…dhe ky objekt e ka pasur emrin “Rojall”, aty kanë qenë dy punëtor Lirim Thaqi dhe Glorian Thaqi, që kanë punuar në aparate me çelësa, barazimet i kemi pasur çdo dy tri ditë por edhe javore, orari i punës ka qenë zakonisht 24 h por ka pasur raste kur është mbyllur pas mesnatës rreth orës 02.00, varësisht si ka pasur punë, aty kanë qenë rreth 14-copa aparate prej të cilave me sa më kujtohet kanë qenë 2 – apeks, 2 kajot, 1 admiral, dhe 9 merkura, qarkullimi mujor ka qenë varësisht nga qarkullimi por mund të them se i njëjti është sill rreth 2.000, mijë euro edhe atë me shpenzime”.

Thaqi shton se në atë zonë objekti i parë duke ardhur nga fshati Novosellë, në drejtim të Karaçevës, në skaj të rrugës kryesore ana e majtë ka qenë i Xhelal Kryeziut, teksa në vazhdim të rrugës në anën e djathtë objekti i parë ka qenë i tij.

“…në të njëjtën anë në afërsi të objektit tim fillimisht këtë objekt e ka shfrytëzuar Xhelal Kryeziu, e më pas e ka marrë një person nga Ferizaji, rreth të 30-ve që quhet Sylë mbiemrin nuk ia di, ndërsa gjithashtu në skaj të rrugës në anën e majtë objekti i parë me sa e di ka qenë pronë e Femiut, ndërsa njëri nga ata dy objektet e tjera ka pas muzikë, ndërsa tjetri ka qenë vetëm në temel, në pjesën e poshtme të anës së djathtë ku kanë qenë të ndërtuara objektet, objekti i parë në anën e majtë është quajtur “Te princesha”, por e kujt ka qenë nuk e di, objekti përballë tij në anën e djathtë ka qenë e Bekim Gashit, pas tij është objekti të cilin e ka poseduar një person me emrin Nazim Rudhani, përballë këtij objekti të Nazimit, ka qenë shtëpia një katëshe të cilën e ka poseduar Afrim Thaqi, së bashku me Mustafë Lekën, objekti i para fundit ka qenë pronë e atij Sylës nga Ferizajit, të cilin e përmenda më lartë që ka dalë në afërsi të objektit tim lartë, pastaj është objekti i fundit që ka qenë pronë e Qamilit, ndërsa në anën e kundërt ndodhej objekti Kaolini të cilin e ka shfrytëzuar Naser Leci me vëllezërit e tij, ndërsa objekti pas tij ka qenë i Ymerit”, thoshte ai.

Nga hetuesit ai është pyetur dhe se a e njihte personin që e quajnë “Abeja”. Artizan Thaqi është përgjigjur se “këtë person e njoh dhe i njëjti nuk ka poseduar objekt të kazinos por e di që është shoqëruar me atë personin nga Ferizaj Sylën”.

Gjithashtu deklaron se ditën që është bërë urdhër kontrolli me datë 18.09.2020, në ato momente ka qenë në Crep duke u kthyer nga Ferizaji.

“…ndërsa në lokal kanë qenë Lirimi dhe Gloriani dhe sa më kujtohet në lokal i kam poseduar 14 aparate, të cilët edhe janë marrë nga ana e zyrtarëve policorë, si dhe pajisje tjera që kanë qenë në lokal, dhe ka pasur raste kur zyrtarët policorë më kanë ndaluar, mirëpo pasi që unë jam banor i asaj zone të njëjtit e kanë ditur se me çka jam duke u marrë”, potencon ai.

Këtu gjeni deklaratën e plotë edhe të Mustafë Lekës, pronarit tjetër ilegale të njërës prej kazinove në Karaçevë.

Pronari i kazinosë ilegale në Karaçevë – gjithçka që deklaroi para Prokurorisë

Për aksionin e zhvilluar mëngjesin e sotëm ka folur edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë”.

“Pas konfiskimit të aparateve për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, ka thënë tutje Sveçla.

(Kosova Sot Online)