Burri ia preu duart me sëpatë, Qeveria detyrohet të dëmshpërblejë gruan

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 13:56
Burri ia preu duart me sëpatë, Qeveria detyrohet të dëmshpërblejë gruan

Rusia është urdhëruar të paguajë mbi 370,000 euro për gruan, të cilës burri i preu duart.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut tha se Rusia ka dështuar në luftimin e dhunës në familje dhe e urdhëroi atë të kompensonte katër gra që u sulmuan brutalisht.

Rastet përfshijnë edhe Margarita Gracheva, burri i së cilës e rrëmbeu në vitin 2017 dhe e sulmoi me sëpatë, i ciki e çoi këtë të fundit në një pyll dhe i preu duart me sëpatë.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, kërkoi nga Rusia të bëjë ndryshime urgjente për të ndaluar sulme të tilla në të ardhmen.

Gjykata tha se dhuna në familje kundër grave është në një “shkallë marramendëse” dhe se Rusia ka shkelur dy nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

(Kosova Sot Online)