Lagjet e Prishtinës që do të mbesin tri orë pa rrymë nesër

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 17:25
Lagjet e Prishtinës që do të mbesin tri orë pa rrymë nesër

KOSTT-i ka njoftuar se disa lagje do të mbesin nesër për tri orë pa rrymë, si pasojë e intervenimeve në fushën e transformatorit TR 1 në Nënstacionin Prishtina 1.

Sipas KOSTT-it shkyçja do të bëhet nga ora 12:00-15:00.

“Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga nënstacioni 110/35/10 kV Prishtina 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 50MË)”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Intervenim i domosdoshëm në fushën e transformatorit TR 1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1

Njoftohen qytetarët e Prishtinës që si pasojë e konstatimit të një pike të nxehtë të paraqitur në fushën e transformatorit TR1 110/35/10kV në Nënstacionin Prishtina 1, me datë 16 Dhjetor 2021, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 për të mundësuar intervenimin urgjent në të. 

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga nënstacioni 110/35/10 kV Prishtina 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 50MW)

Ky intervenim realizohet me qëllim të rritjes së sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

#KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

(Kosova Sot Online)