Shefi i Zyrës së BE-së mirëpret aksionin e Policisë kundër bixhozitnë Karaçevë

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 19:26
Shefi i Zyrës së BE-së mirëpret aksionin e Policisë kundër bixhozitnë Karaçevë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka mirëpritur aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës kundër bixhozit dhe veprimtarive të tjera të jashtëligjshme në Karaçevë të Kamenicës.

Përmes një cicërime në Twitter, Szunyog ka shkruar se angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për perspektivën evropiane.

“Inkurajuese për të parë veprimet e policisë dhe prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar në Karaçevë sot. Angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe perspektivën evropiane”, shkroi Szunyog

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona, po ashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 96 aparate të lojërave të fatit, 4 shtëpiza kompjuterike, 3 llaptop, 3 monitorë, dy televizione që janë përdorur për lojëra të fatit, një pistoletë e llojit Ekol special 99 së bashku me 17 fishekë, një gjenerator si dhe një shumë e konsiderueshme e parave

(Kosova Sot Online)