Cila humbje i dha më së shumti dhimbje? Përgjigjet kryeministri Kurti

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 20:45
Cila humbje i dha më së shumti dhimbje? Përgjigjet kryeministri Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka folur për rezultatin në zgjedhjet lokale ku partia e tij doli e fundit me rezultatin më të dobët.

I pyetur se cila ishte humbja më e dhimbshme për të, Kurti tha se nuk ka humbje më pak ose më shumë të dhimbshme.

Ai shtoi se të gjitha humbjet dhëmbin.

“Nuk mund të them që ka humbje më shumë ose më pak të dhimbshme, të gjitha dhëmbim. Jemi brenda një beteje që Akoma vazhdon. Nuk e konsiderojmë që ka përfunduar asgjë, nuk jemi të kënaqur me rezultatin, mendojmë që është dashur të fitojmë më shumë, mirëpo jemi këtu ku jemi. Ndoshta synimet tona kanë më të larta se që kishim nivelin organizativ”, tha Kurti në Desku.

(Kosova Sot Online)