Berisha zbulon itenerarin e protestës: Kundër inceneratorëve dhe takimit Rama-Vuçiç

  • A.P /
  • 19 December 2021 - 13:28
Berisha zbulon itenerarin e protestës: Kundër inceneratorëve dhe takimit Rama-Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar orën dhe vendin e protestës kombëtare të thirrur për ditën e hënë, kur në Tiranë pritet të mbërrijë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të axhendës së nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Berisha thekson se përveç vizitës së Vuçiç dhe asaj që ai e quan pakti kombëtar me Ramën,  do të protestohet edhe kundër vjedhjes së inceneratorëve.

Protesta do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.

Njoftimi

Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit kombëtar Rama-Vuçiç

E hënë 20 Dhjetor -16:00

Mbledhja tek selia e PD dhe nisja drejt kryeministrisë.

(Kosova Sot Online)