“Doza përforcuese e vaksinës Moderna efektive kundër variantit Omicron”

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 12:18
“Doza përforcuese e vaksinës Moderna efektive kundër variantit Omicron”

Doza përforcuese e vaksinës Moderna është efektive kundër variantit Omicron, sipas një deklarate të kompanisë.

Prodhuesi i vaksinës tha se vendimi për t’u fokusuar në vaksinën aktuale, mRNA-1273, u nxit pjesërisht nga shpejtësia e përhapjes së variantit të zbuluar së fundmi. Kompania ende planifikon të zhvillojë një vaksinë të re kundër Omicron, në fillim të vitit të ardhshëm.

“Ajo që ne kemi në dispozicion tani është 1273. Është shumë efektive dhe është jashtëzakonisht e sigurt. Mendoj se do t’i mbrojë njerëzit gjatë periudhës së pushimeve të ardhshme dhe gjatë muajve të dimrit”, tha Dr. Paul Burton, eksperti kryesor i Moderna-s, në një intervistë.

Kompania tha se dy dozat e vaksinës gjenerojnë antitrupa neutralizues në nivele të ulta kundër variantit Omicron, por një dozë përforcuese 50 mikrogram rrit antitrupat neutralizues kundër variantit 37 herë.

Një dozë më e lartë, 100 mikrogramë përforcuese e së njëjtës vaksinë rrit edhe më shumë nivelet e antitrupave – rreth 80 herë më shumë.

(Kosova Sot Online)