Politika e nënshtruar nuk vepron kundër shërbimeve të fshehta serbe, krimi i organizuar në veri të Mitrovicës nuk luftohet me shkëputjen e vetëm një kontratë!

Xhevat Meha

  • 20 December 2021 - 08:00

Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha

Përderisa qeveria ka një veprim dhe disa deklarata, PDK dhe LDK nuk kanë as deklarata sa për sy e faqe, rrinë tërësisht të heshtura. Dhe kjo është shqetësuese për qytetarët e Kosovës. Opozita e tanishme në parim është qeveria pasuese. Larg qoftë që kjo opozitë të jetë qeveria pasuese e qeverisë së tanishme!

-Me të drejt mundë të thuhet se Institucionet e Kosovës po heshtin rreth mega krimit në veri të Mitrovicës. Përderisa kjo heshtje për shumë kë nuk është e kuptueshme, për mua është diçka krejt e pritshme. Ka shume vite që përpiqem të ngrejë zërin se strukturat e fshehta serbe kanë fuqizuar krimin e organizuar si mekanizëm te tyre për të mbajtur nën kontroll te plote Institucionet e Kosovës. Dhe kjo është vetëm dëshmia e radhës.

Qeveria e Kosovës nuk është se krejt ka heshtur, ka shkëputur një kontrate! Ky veprim është aq i pakët sa mund të thuhet se është baras me heshtjen, është larg veprimeve që do të duhej të merrte si Qeveri. Përderisa qeveria ka një veprim dhe disa deklarata, PDK dhe LDK nuk kanë as deklarata sa për sy e faqe, rrinë tërësisht të heshtura! Dhe kjo është shqetësuese për qytetarët e Kosovës. Opozita e tanishme në parim është qeveria pasuese. Larg qoftë që kjo opozitë të jetë qeveria pasuese e qeverisë së tanishme!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".