LDK dhe PDK bashkohen në një komunë

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 12:40
LDK dhe PDK bashkohen në një komunë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do të lidhin koalicion për të qeverisur me Komunën e Vitisë.

Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda Komunës së Vitisë, të cilat kanë deklaruar se ende nuk është zyrtarizuar koalicioni, por kjo pritet të bëhet së shpejti.

Siç mëson media, si rezultat i kësaj marrëveshjeje, PDK-së  do t’i takojë kryesuesi i Kuvendit dhe katër drejtori.

Ndryshe, kryetar i Vitisë është rizgjedhur Sokol Haliti nga LDK-ja. Ai ishte në garë me Bekim Azizin e PDK-së.

(Kosova Sot Online)