Kadaj-Bujupi kritikon BE’në, flet për Ballkanin e Hapur

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 21:04
Kadaj-Bujupi kritikon BE’në, flet për Ballkanin e Hapur

Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar Bashkimin Europian për shkak të qasjes ndaj Ballkanit dhe Kosovës.

“(Ballkani i Hapur) Kjo vjen në një periudhë ku për Kosovën s’ka liberalizim të vizave, vjen në emër të lëvizjes së lirë dhe bashkëpunimit ekonomik rajonal që në thelb do të duhej të mbështetej si iniciativë dhe ide por kur kemi parasysh rreziqet të cilat e përcjellin këtë proces që për mendimin tim s’ka pasur debat as në mes të dy shteteve shqiptare dhe shteteve tjera në Ballkan ku kemi një shumicë dërrmuese shqiptare ku nuk e kanë thënë fjalën e vetë se cili është qëndrimi i tyre për këtë iniciativë”, theksoi ajo

“Kosova vazhdon të ketë armiqësi të thella me Serbinë e cila vazhdon me pas pretendime në raport me territorin, në raport me sovranitetin, s’na njef, vazhdimisht bën fushata kundër nesh. Mos është kjo një përpjekje edhe nga ana e Europës që me një mini-shengen në njëfar forme me heq përgjëgjësinë e integrimit të Ballkanit”, tha Kadaj-Bujupi.


(Kosova Sot Online)