Zhduken dy persona në Kosovë

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 10:57
Zhduken dy persona në Kosovë

Një person ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet për ndodhjen e saj.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

“Fsh. Samadrexhë, Vushtrri 16.12.2021-13:00. Me 20.12.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim e policisë.

Një person tjetër është zhdukur në Prishtinë. Policia njofton se një grua ka lajmëruar në polici se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij.

“Prishtinë (NN) 18.12.2021-14:00.  Me 20.12.2021 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet më tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)