Suedia miraton vaksinimin e fëmijëve kundër Covid të moshës 5 deri në 11 vjeç

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 13:20
Suedia miraton vaksinimin e fëmijëve kundër Covid të moshës 5 deri në 11 vjeç

Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, duhet të vaksinohen kundër Covid-19, sipas një njoftimi të Shërbimit të Shëndetit Publik në Suedi.

Deri më tani, autoritetet suedeze kanë rekomanduar që fëmijët e moshës mbi 12 vjeç të vaksinohen kundër Covid dhe BE-ja ka rekomanduar që fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç të vaksinohen për shkak të shqetësimeve për përhapjen e Omicron.

“Bazuar në situatën aktuale, të dhënat dhe diskutimet me Shoqatën Suedeze të Pediatrisë dhe Shërbimin e Produkteve Mjekësore, Shërbimi i Shëndetit Publik rekomandon vaksinimin kundër Covid-19 për disa grupe fëmijësh që janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të sipërme të frymëmarrjes.

Numri i rasteve të reja Covid-19 ka shënuar rritje në Suedi gjatë javëve të fundit  dhe qeveria pritet të marrë masa më të ashpra gjatë ditës së sotme.

(Kosova Sot Online)