Ganimete Musliu nuk pendohet që e gjuajti Pecin me ujë

  • E.K /
  • 21 December 2021 - 16:32
Ganimete Musliu nuk pendohet që e gjuajti Pecin me ujë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është deklaruar pas përplasjes që ka pasur sot me ministrin e Bujqësisë Faton Peci, në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Musliu tha se nuk tërhiqet nga veprimet e saj ndaj ministri Peci, pasi gjatë mbledhjes në këtë komision ajo e quajti rrugaç dhe e gjuajti me ujë atë.

Deputetja e PDK-së deklaroi se veprimet e saj kanë ardhur pasi kërkesa e saj për t’ia ndalur fjalën ministrit Faton Peci nuk është përfillur.

“Në momentin që ai fillon të fyej e të akuzojë që jam pjesë e krimit, unë kërkojë nga kryetarja që t’ia ndalë fjalën. Në momentin kur kryetarja nuk ja ndal fjalën është e drejtë e imja të reagojë në cilën do mënyrë të padhembshme që ta ndërpres shpifjen dhe akuzat që ai është duke bërë”, ka thënë ajo.

Ajo deklaroi se nuk është penduar për veprimet që i bëri karshi ministrit të Bujqësisë.

“Nuk tërhiqem sepse e kam bërë me vetëdije të plotë, sepse ai ministër nuk e meriton të flasë në atë formë. Ministrat kur vijnë në Kuvend duhet të dinë detyruar dhe përgjegjësitë e veta. Ata e kanë obligim kushtetues dhe ligjit që të vijnë dhe të raportojnë në Komisionet Parlamentare”, ka thënë më tutje Musliu. 

(Kosova Sot Online)