Marrëveshja me Danimarkën për qelitë me qira, ministrja Haxhiu raporton sot në Komision

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 08:16
Marrëveshja me Danimarkën për qelitë me qira, ministrja Haxhiu raporton sot në Komision

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të raportojë sot në Komisionin për Legjislacion, lidhur me marrëveshjen me Danimarkën, për huazimin e 300 qelive.

Raportimi i ministres Haxhiu do të fillojë në orën 13:00.

“Mbahet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, raporton ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me marrëveshjen në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të hënën u nënshkrua një letër-pëlqim mes zyrtarëve të dy shteteve, përmes së cilës janë pajtuar që shteti i Kosovës t’ia jap Danimarkës 300 qeli me qira.

Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro nga kjo marrëveshje, gjatë dekadës së ardhshme.

(Kosova Sot Online)